Telegrafi

Rënie më e madhe në prodhimtarinë industriale në eurozonën për 15 vite

Në BE-në 27-anëtarëshe prodhitaria është zvogëluar për pesë për qind në nivel vjetor, kurse në krahasim me muajin shtator është ulur për 1,2 për qind, po aq edhe në nivelin e eurozonës.

"Rënia drastike e prodhimtarisë industriale në tetor është argument i qartë se thellohet recesioni në eurozonë, kurse përforchet besimi se PBV-ja në tremujorin e katërt do të ulet më shumë në krahasim me tremujorët e kaluar, deklaroi analisti Hauard Areçer nga kompania "Global insajt".

Këto të dhëna statistikore, sipas mendimit të ekonomistëve, e përkrahin qëndrimin se Banka Qendore Evropiane (BQE) do të duhet të vazhdojë ta zvogëlojë shkallën e kamatës.