Telegrafi

Rënie e shitjes së harduerit të Oracle

Profiti total i kompanisë ishte 2.19 miliard dollarë, kundrejt 1.87 miliard dollarëve të vitit të kaluar. Njëkohësisht të hyrat totale u ritën për 2% në 8.8 miliard dollarë.

Oracle, i cili pjesën më të madhe të të hyrave e realizon nga shitja e softueri për afarizëm dhe softueri për menaxhimin e bazave të të dhënave, publikoi se shitja e harduerit gjatë çerekut të dytë ka rënë për 14%, në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët, që është çereku i tretë radhazi në të cilin Oracle shënon rënie të shitjes në fushën e harduerit. Sipas pohimeve të përfaqësuesve të Oracl, arsyeja kryesore për rënien e shitjes së harduerit është kalimi në procesorin e ri, të quajtur T4, për shkak të cilës gjë shumë blerës shtynë blerjen e harduerit të ri. /Telegrafi/