Site icon Telegrafi

Rënie e re e monedhës euro

Monedha euro ka rënë në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 11 vitet e fundit. Gjatë ditës së enjte, një euro është shënuar të jetë e barasvlershme me më pak se 1.13 dollarë.

Lajmi për rënien e monedhës është bërë me dije në ditën kur Banka Qendrore Evropiane (BQE), ka njoftuar se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.

Ky institucion ka thënë do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016.

Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version