Telegrafi

Rënie e re dramatike e çmimit të naftës – një fuçi 36 dollarë

Sipas analistëve, kjo është shenjë se kriza ekonomike është në hovin më të madh. Rënia e çmimit të naftës ndikon edhe mbi rënien e vlerës së aksioneve të të gjitha kompanive nga sektori energjetik dhe teknologjik.

Në korrik të këtij viti të gjithë ankoheshin në çmimet shumë të larta, kur një fuçi shitej për 147,27 dollarë.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) vendosi ta kufizojë rënien e çmimit të naftës kështu që e zvogëloi prodhimtarinë ditore në 2,2 milionë fuçi.