Telegrafi

Rënie e profitit në HP

Dërgesat tek shfrytëzuesit afarist në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët gjaneruan për 7% më pak të hyra, të hyrat nga afarizmi me kompjuterët e përdorimit shtëpiak janë të zvogëluar për madje 25%, ndërsa edhe në biznesin zakonisht stabil të shtypësve është shënuar rënie e të hyrave prej 7 për qind. Të hyrat totale të kompanisë ishin për 7% më të ulëta se një vit më parë, dhe kapnin shumën prej 30 miliard dollarë, derisa profiti prej një miliard e gjysmë dollarë është për madje 38% më i dobët se një vit më parë.

Por, të hyrat e HP-së nga ofrimi i shërbimeve ishin më të lartë për 1%, e në afarizmin me softuer, kur HD e sheh të ardhmen e vet është shënuar rrije e të hyrave prej 30%. /Telegrafi/