Site icon Telegrafi

Rënie e PC-ve deri më 2016

Nga ana tjetër pritet një rritje e popullaritetit të pajisjeve portative të bazuara në Android dhe iOS. Sipas IDC-së, pritet një kthesë dramatike në mes vitit 2011 dhe 2016, kur kompjuterët personal të bazuar në platformën Windows-Intel që ende janë dominues do të bien nga pozita udhëheqëse për të ia lëshuar atë “pajisjeve të ndërlidhura portative”. Kompjuterët klasik personal vitin e kaluar kishin përfaqësim prej 35.9% në mesin e pajisjeve të mençura të ndërlidhura, derisa më 2016 ky posedim do të bie në 25.1%. njëkohësisht posedimi i pajisjeve të bazuara në Android pritet të rritet nga 29.4 në 31.3%, e pajisjet e bazuara në iOS do të rriten nga 14.6 në 17.3%.

IDC pret që dërgesat e pajisjeve të mençura të ndërlidhura gjatë këtij viti do të tejkaloj 1.1 miliard copë, e deri më 2016 kjo shifër pritet të rritet në 1.84 miliard copë. /Telegrafi/

Exit mobile version