Telegrafi

Rënie e papunësisë në Spanjë

Numri i përgjithshëm i njerëzve pa punë gjatë muajit të fundit ka rënë për 24.188 persona, kumtoi Ministria e Punës në Spanjë. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të papunësuarit në vend janë rritur për 497.545 njerëz.

Ekspertët theksojnë se të dhënat në muajin prill janë të mira duke marrë parasysh komplikimet e situatës ekonomike.