Telegrafi

Rënie e madhe në Bursën e New York-ut

Të dhënat zyrtare për rënien i nxitën druajtjet se plani qeveritar për rrugëdalje nga kriza, me vlerë prej 700 miliardë dollarëve, nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta parandaluar recesionin.

Indeksi Dow Jones u zvogëlua për thuajse 350 pikë, gjegjësisht 3,22 për qind, sipas të dhënave të para.

Dow Jones, gjatë kësaj jave, për çdo ditë ka oscilime të mëdha me ç`rast të hënën shënoi rënie për madje 778 pikë, gjegjësisht 6.9 për qind.

Indeksi më i përgjithshëm Standard & Poor’s 500 të enjten shënoi rënie për 4,03 për qind në 1.114, 28 pikë, përderisa Nasdaq shënoi rënie për 4,48 për qind në 1.976,72 pikë.