Telegrafi

Rënie e madhe e investimeve të huaja

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë investimet e huaja në vend në tre muajt e parë të këtij viti janë zvogëluar për 62,2 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë kur kanë arritur 117,6 milionë euro.

Sipas strukturës, pjesa më e madhe e investimeve, gjegjësisht 50,6 milionë euro janë fitim i riinvestuar i kompanive.

BPM-ja parashikon se deri në fund të vitit mund të priten investime të drejtpërdrejta të huaja në Maqedoni prej 173 milionë euro. /Makfaks/