Telegrafi

Rënie e madhe e çmimit të naftës

Një barel i naftës brend në Londër është 12 dollarë më i lirë, përkatësisht tash kushton 109.19 dollarë.

Të dhënat për dobësitë e ekonomisë së Evropës dhe të SHBA-ve kanë ndikuar në rënien e çmimit të naftës përgjatë tërë javës. Kërkesa për prodhimet industriale gjermane papritmas ka rënë në mars, kurse rritja e papunësisë në SHBA aktualisht është në nivelin më të lartë gjatë tetë muajve të fundit.

Analistët presin që tendenca e rënies së çmimit të naftës do të vazhdoj për disa muaj, meqenëse gjatë kësaj periudhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh i ekonomive kryesore të botës. /Telegrafi/