Gjatë muajit prill, shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar një ulje të vogël, duke rënë në 3.3 për qind, nga 3.4 për qind sa ka qenë në muajin mars. Në shifra absolute, numri i të papunëve në fund të prillit ka qenë afër 6000 më i vogël se në fund të marsit, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO).
Shprehur në numrin e personave të paraqitur në qendrat regjionale për ndërmjetësim të papunësisë (RAV), kjo duket kështu: 146 mijë sish në fund të muajit prill nga 152 mijë sa kanë qenë në fund të muajit mars.
Një zbritje pak më e theksuar është regjistruar te papunësia e të rinjve: nga 3.2% ajo ka rënë në 2.9%. /Telegrafi/