Telegrafi

Rënie e inflacionit në Shqipëri

Punonjësit shqiptarë të statistikave, megjithatë, paralajmërojnë se edhe krahas kësaj rënie të inflacionit, jeta në vend është më e shtrenjtë, sepse në muajin shkurt çmimet e produkteve ushqimore janë rritur për 1,6 për qind në krahasim me janarin e vitit 2009.

Vlerësimi është se rritja e çmimeve është mbi nivelin normal dhe se fuqia blerëse e shqiptarëve është pakësuar.

Në Shqipëri po ndodh mu e kundërta nga vendet e tjera, në të cilat fuqia e pakësuar blerëse për shkak të krizës ekonomike çon deri te zbritja e çmimeve, mendojnë punonjësit e statistikave në Tiranë. /mia/