Site icon Telegrafi

Rënie e dërgesave të kompjuterëve për shkak të disqeve?

Analistët besojnë se rënia e dërgesave është e shkaktuar nga mungesa e disqeve gjatë çerekut të vjeshtës do të jetë në nivelin prej afër 10%. Por, efekti i vërtetë i fatkeqësisë do të hetohet vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa IDC në rastin më të keq pret rënie edhe deri në 20 për qind të dërgesave të kompjuterëve në krahasim me parashikimet e mëhershme. Duke pasur parasysh se disqet më së pari do ti marrin prodhuesit e mëdhenj të kompjuterëve, dëmin më të madh do ta përjetojnë prodhuesit e vegjël.

Gjatë gjysmë së parë të vitit në Tajlandë ishte përqendruar madje 45% e prodhimit botëror të disqeve. Tregu pritet të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version