Telegrafi

Rënie e çmimeve të naftës në pritje të raportit për rezervat e tyre në SHBA

Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në mars në bursën e Nju-Jorkut u lirua për 36 centë në 41,22 dollarë për barel, pasi dje çmimi i saj u zvogëlua për nëntë për qind, si pasojë e parashikimeve të fundit negative për rritjen globale ekonomike.

Në të njejtën kohë, brenti evropian nga Deti Verior në Bursën në Londër sot shitet për 44,30 dollarë.

Zakonisht nafta amerikane është më e shtrenjtë se ajo e Detit Verior, por megjithatë analistët vlerësojnë se gjendja e tanishme është pasojë e rritjes së rezervave të naftës në SHBA dhe të kërkesës së rritur të energjensit në Evropë.

Analistët presin që raporti për gjendjen me rezervat e naftës në SHBA, që duhet të publikohet vonë pasdite, të tregojë rritje të rezervave amerikane të naftës për 2,9 milionë barel, që është dëshmi për zvogëlim të konsumit të lëndëve djegëse në vend.