Telegrafi

Rënie e bursave në tërë botën

Në Tokio, Indeksi Nikkei i bursës arriti nivelin më të ulët që prej katër vjetësh.

Edhe në tregje të tjera në Lindjen e Largët kursi i aksioneve ka rënë shumë.

Në Frankfurt, Londër dhe Paris në orët e para të ditës pati humbje të mëdha, në Moskë humbjet ishin madje dy shifrore.