Telegrafi

Rënie e besimit të Obamës për shkak të problemeve ekonomike

Shpenzimet e mëdha qeveritare, ndihma e autoindustrisë së lëkundur dhe disa masa tjera ekonomike janë çështjet kryesoe për shkak të cilave besimi në Obamën është ulur për pesë për qind, tregojnë anketat e En-Bi-Si-së dhe të Wall Street Jurnal.

Rreth 56 për qind e amerikanëve të anketuar janë përgjigjur se mbështesin punën e presidentit Obama, që është rënie për pesë për qind në krahasim me muajin prill.

Madje 58 për qind e të anketuarve konsiderojnë se administrata e Obamës duhet të përqendrohet në zvogëlimin e defiçitit buxhetor, i cili sipas vlerësimeve zyrtare duhet të arrijë rekordin prej 1,8 bilionë dollarëve.

Brengosje për shkak të intervenimit të shtetit në planin ekonomik kanë shprehur thuajse 70 për qind e të anketuarve, përderisa 60 për qind prej tyre kanë thënë se Obama doemos duhet të përqendrohet përnjëherë në zgjidhjen e shumë çështjeve, për shkak se SHBA-të përballen me shumë probleme.