Telegrafi

Rënie drastike në bursat botërore

Rënia u shoqërua edhe me një zhvlerësim të mëtejshëm të monedhës vendase Jen kundrejt dollarit. Indeksi i Nikei zbriti në kuotën e 8000 pikëve.

Ndërsa Hong Kongu nuk iu gëzua aspak rimëkëmbjes prej 5.3 përqindësh sepsë shumë pranë mbylljes pësoi një rënie të fortë.

Vala negative që ka përshkruar ekonominë globale dhe recesioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndikojnë negativisht mbi pritshmërinë e investitorëve në sektorin energjitik.

Si rrjedhojë, çmimi i naftës ka pësuar ulje të mëtejshme në Azi. Në singapor nafta light sweet, që do të shpërndahet në muajin janar zbriti në 47.85 dollarë për fuçi. Ndërsa brenti i detit të zi arriti në 46.52 dollarë për fuçi.