Site icon Telegrafi

Rënie drastike e turizmit në Francë

Sulmet nga militantët islamikë, si dhe protestat kanë shkaktuar një ulje drastike të turizmit në Paris.

BBC raporton se Parisi ka pritur rreth 16 milionë vizitorë në vit, dhe është njëri ndër destinacionet më të mëdha në botë sa i përket turizmit.

Vetëm në përudhën në mes të janarit dhe qershorit, janë shënuar një milionë turistë më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, transmeton KosovaPress.

Rënia e turizmit, vlerësohet t’i ketë kushtuar Francës rreth 750 milionë  euro të humbura.

Një zyrtar i lartë francez e përshkroi atë si “një katastrofë industriale”.

Franca mbështetet kryesisht në turizëm, i cili gjeneron më shumë se 7 për qind të të ardhurave vjetore.

Exit mobile version