Telegrafi

Rënie drastike e shitjes së makinave në SHBA

 Shitja e makinave për udhëtarë dhe kamionëve të lehtë në shtator ka rënë në 746.000, që është 41 për qind më pak sesa në gusht.

“General Motors” dhe “Chrysler” janë humbësit më të mëdhenj me uljen e shitjes prej 45 dhe 42 për qind, ndërsa “Ford” shënon rënie prej 5.1 për qind.

Nga kompanitë kryesuese vetëm “Hyundai” ka shënuar kërcim – rritjen e shitjeve për 27 për qind në krahasim me shtatorin e vitit 2008.
Megjithatë, edhe “GM” edhe “Ford” presin forcimin e tregut gjatë muajit të ardhshëm.