Autoritetet italiane raportuan ditën e sotme se janë shënuar 260 viktima nga COVID-19, ndërsa dje u regjistruan 415 viktima.
Kjo është dita e parë pas shumë javësh, që numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi bie në këtë shifër.
2324 persona janë të infektuar në 24 orët e fundit.
Numri total i viktimave ka arritur më 26,644 dhe i të infektuarve 197,675. Persona aktual pozitivë me coronavirus janë 106 103.
Të shëruar në 24 orët e fundit janë 1808 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 64,928. Numri i personave që janë në gjendje kritike ka shkuar në 2009. /Telegrafi/