Site icon Telegrafi

Rënie 7 % e investimeve të huaja në prodhim

Në vërejtjet e shumta në fushën e politikës dhe të ekonomisë, Raporti i Progresit për Kosovën tregon edhe për një dukuri tjetër shqetësuese, të rënies së investimeve të huaja. Thuhet se ka pasur një rënie prej 7 për qind të investimeve të huaja në prodhimtari.

Ekspertët e fushës së ekonomisë thonë se kjo është një pasqyrë reale e zhvillimit ekonomik në vend dhe e politikave jo të mira për investitorët.

Njohësi i çështjeve ekonomike nga Oda Ekonomike Amerikane, Visar Hapçiu, ndryshe menaxher i Politikave dhe Marrëdhënieve me Qeverinë, tha për “Kosova Sot” se Raporti i Progresit në masë të madhe e ka pasqyruar realitetin e zhvillimeve në vend, falë edhe kontributit të shoqërisë civile në dhënien e komenteve për Komisionin Evropian, përfshirë edhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version