Telegrafi

Rënia ekonomike nuk reflektohet në tregun gjerman të punës

Numri total i punëkërkuesve sipas këtyre të dhënave është 3,2 milionë.

Shprehur në përqindje numri i të papunëve në Gjermani është 7,6% kundrejt 7,85 %, që parashikonin ekonomistët.

Zyra Federale e Punës po ashtu raportoi se ngadalësimi i rritjes ekonomisë nuk është reflektuar ende deri tek tregu i punës.