Telegrafi

Rënia ekonomike në BE rëndë do ta prekë Suedinë

Rënia ekonoike pritet rëndë ta prekë ekonominë e Suedisë e cila varet nga eksporti, publikoi televizioni suedez SVT.

"Pjesa më e madhe e eksportit tonë, siç dihet, shkon drejt Evropës. Kuptohet, se do të marrin efekte të njejta ndaj ekonomisë suedeze, në pajtim të vlerësimeve të Komisionit Evropian", tha shefja e ekonomisë pranë "Svedbank", Sesilija Hermanson.

Sipas gazetës gjermane, Komisioni Evropian përgatit masa stimuluese të cilat shefi i tij Zhoze Manuel Baroso pritet t’i prezantojë në mars të këtij viti.