Rënia e euros ka prekur rëndë sektorin e eksporteve dhe të prodhimit në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp ata kanë ngritur shqetësimin se rënia drastike e euros, duke prekur nivelin më të ulët, po i çon drejt falimentit ndërsa humbjet janë të mëdha.
Ata kanë kërkuar ndërhyrjen emergjente të qeverisë dhe transparencë nga Banka e Shqipërisë, pasi dëmet në ekonomi, por edhe sociale do të jenë shumë të mëdha, për shkak se në këtë sektorë janë të punësuar mijëra punonjës.
Eksportuesit kanë paralajmëruar edhe protesta nëse qeveria nuk do të ndërhyjë.
Sipas të dhënave të INSTAT për muajin Qershor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke pësuar një ulje të ndjeshme prej 17,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si dhe u ulën me 4,0 %, në krahasim me Majin e këtij viti.