Janë duke vazhduan reagimet në lidhje me renditjen e Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e mediave. Ku sipas raportit të publikuar, Kosova ka shënuar rënie për 19 vende.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se mediat në Kosovë qëndrojnë në një pozitë më të mirë krahasuar me vendet e rajonit, transmeton Telegrafi.
“Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosovë, media ka një pozitë të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i sapo publikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante me 19 vende që nga viti i kaluar”, thotë ai.
Media is often referred to as the 4th pillar of democracy & must be protected, not controlled. In ??, media has a good standing in regional comparison. However, the freshly published report by @RSF_inter shows an alarming drop by 19 places since last year. Turnaround needed! pic.twitter.com/PyHjDQoAMQ
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 3, 2024
Në postimin e bërë në “X”, ai ka shkruar se tani nevojitet një kthesë.
Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se “një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”.
Ndryshe, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është publikuar indeksi botëror dhe raporti i cili thotë se gazetaria është nën presionin politik.
Sipas raporti të “Reporterëve Pa Kufij” liria e shtypit në mbarë botën po kërcënohet nga vetë njerëzit që duhet të jenë garantuesit e saj – autoritetet politike.
Në raport thuhet se, Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”./Telegrafi/