Telegrafi

Rënia e frikshme e skiatorit francez në kanalin e akullit të alpeve zvicerane u regjistrua nga GoPro

Rënia e tmerrshme e një skiatori francez në Alpe u regjistrua nga kamera GoPro dhe është bërë virale.

Megjithëse është një skiator me përvojë, Les Powtos u ndesh me një moment të papritur, ku u rrëzua në një të çarë masive të dëborës, duke e bërë atë të bjerë në një kanal të errët dhe të akullt.

Powtos publikoi videon tronditëse në rrjetin social të Instagramit me mbishkrimin “Befasi”.

Ai u shpjegoi ndjekësve se ia doli me kapëse akulli dhe litar që ia dhanë miqtë, raporton nypost.

Aksidenti ndodhi në malin Meije, i vendosur në Hautes-Alpes, Francë, i njohur për pista ekstreme.

Ndryshe, skiatori ka pohuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/