Telegrafi

Rënia e flokëve në këtë stinë

Prandaj rekomandohet që në këtë periudhë të përdoret shampo kundër rënies së flokëve, i shoqëruar me ampula kundër rënies, dhe njëherit duhet që të bëhet masazh i mirë i lëkurës së kokës së paku njëherë në ditë dhe mundësisht të evitohen preparatet për rregullimin e flokëve, siç është geli, shkuma, llaku etj.

Krahas rënies së flokëve në këtë periudhë kohore shtohet edhe yndyra dhe zbokthi i flokëve, për këtë arsye duhet të përdoren edhe shampo të cilat e i largojnë këto dy probleme.

Personat (meshkujt dhe femrat) të cilët kanë flokë të gjata, zakonisht mendojnë se flokët bien për shkak të gjatësisë së tyre dhe bëjnë një hap të gabueshëm duke i shkurtuar ato.

Jo, në fakt te këto raste, përveç larjes me shampo kundër rënies së flokëve, kundër zbokthit dhe yndyrës, preferohet që një apo dy herë në ditë flokët të krihen me krehër me dhëmbë të rrallë, me qëllim që të largohen flokët e rënë.