Sipas gazetës Daily Telegraph, shkencëtarët kanë kuptuar se lëkura e kokës së personave që nuk kanë flokë ka po aq qeliza të afta për rritjen e flokëve sa edhe tek personat normal, por aftësitë e rritjes së këtyre qelizave janë zhdukur. Aktualisht shkencëtarët shpresojnë që t’i aktivizojnë sërish këto qeliza. Në këtë mënyrë mund të rikthehen flokët e personave pa flokë.
Shkencëtarët e universitetit të Pensilvanias duke analizuar lëkurën e kokës së personave pa flokë dhe duke i krahasuar me personat normal kuptuan se personat pa flokë kanë po aq qeliza bazë sa edhe të tjerët por këto qeliza kanë humbur vetinë e tyre të rigjenerimit gjatë shndërrimit të avancuar. /Telegrafi/