Telegrafi

Rënia e euros në 102 lekë, Buxhuku: Shpjegimi i vetëm është paraja informale

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë shqiptare ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania për të folur rreth rënies drastike të euros.

Ai tha se rënia kaq e madhe e monedhës europiane nuk mund të shpjegohet me formula të ekonomisë formale, ndaj sipas tij i vetmi shpjegim për këtë rënie është futja në rrugë informale e euros në Shqipëri.

“Problemi është se rënia dramatike e euros ndaj lekut nuk shpjegohet dot me formulat e një ekonomie normale. Unë mjafton t’ju them një fakt, i bie që ekonomia shqiptare ka mposhtur ekonominë e tregut evropian, ndërkohë sot përveç fakti që 1 e 3 e popullsisë shqiptare është në emigracion, importet nga BE-ja në Shqipëri kalojnë 2.3 herë më shumë.

Mjafton të shikojmë këto shifra që të kuptojmë se ne me ekuacione të ekonomisë formale nuk e shpjegojmë dot, ndaj shpjegimi i forcimit dramatik të Euros shpjegohet me flukset informale të euros në Shqipëri”,tha Gjergj Buxhuku.