Ngadalësimi i rritjes botërore, tensionet tregtare, sanksionet, paqartësia e procesit BREXIT-it dhe shumë ngjarje të tilla të ngjashme kanë bërë që ekonomia të gjendet buzë recesionit.
Gjermania, njëkohësisht motori i ekonomisë evropiane është goditur nga pasojat e krizës në industrinë e automobilave dhe aktualisht në Evropë, ndërsa vendet nordike shihen si shtetet më të qëndrueshme dhe më pak të rrezikuara nga kriza, por kjo nuk është detyrimisht e vërtetë, përcjell Telegrafi.
Të dhënat e fundit për shembull treguan se rritja ekonomike në Suedi pothuajse u përgjysmua për gjysmën e parë të 2019-së dhe trendi i saj është shfaqur i qëndrueshëm. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve përbëjnë gati gjysmën e ekonomisë më të madhe të rajonit nordik dhe kjo e bën atë shumë të ndjeshme ndaj ngadalësimit në pjesën tjetër të botës.
Bloomberg Economics ka parashikuar që ekonomia e vendit për vitin e ardhshëm të rritet vetëm me 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në një kohë kur në vitin 2017 ajo rezultonte në 2.7 për qind. Shkak kryesor për këtë mendohet ecuria e dobët e Gjermanisë, si një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë.
Edhe rënia e vazhdueshme e çmimeve të naftës gjithashtu ka ndikuar shumë tek kjo ecuri e dobët ekonomike. Vendet nordike njihen për prodhimin e lartë të hidrokarbureve, por dobësia globale që kanë hasur çmimet gjithashtu po paraqitet e qëndrueshme. /Telegrafi/