Site icon Telegrafi

Rënia e aftësive njohëse lidhet me ushqimin e përpunuar, zbulon studimi më i ri

Ngrënia e ushqimeve të përpunuara për më shumë se 20% të marrjes ditore të kalorive çdo ditë mund t’ju vendosë në rrugën drejt rënies së aftësive njohëse

Burrat dhe gratë që hanin ushqimet më të përpunuara kishin 28% më të shpejtë rënie të aftësisë njohëse dhe 25% më shpejt rënie të funksionit ekzekutiv në krahasim me njerëzit që hanin ushqime më pak të përpunuara, zbuloi studimi.

“Rezultatet e reja janë mjaft bindëse në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit të trurit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të trurit ndërsa plakemi”, tha Rudy Tanzi, profesor i neurologjisë pranë Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe kreu i Departamentit të Gjenetikës dhe Kërkimit të Plakjes në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts në Boston.

Tanzi thotë se problemi kryesor me ushqimet e përpunuara është se “ato priren të jenë shumë të larta në sheqer, kripë dhe yndyra, të cilat të gjitha nxisin inflamacionin sistemik, ndoshta kërcënimi më i madh për plakjen e shëndetshme në trup dhe tru.

“Pasi janë të përshtatshme si një vakt i shpejtë, ato zëvendësojnë ushqimet e pasura me fibra bimore, e cila është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe ekuilibrit në zorrë, e cila është e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të trurit të lidhura me Alzheimer,” tha ai.

Testimi i aftësive njohëse, i cili përfshinte kujtimin e menjëhershëm dhe të vonuar të fjalëve, njohjen e fjalëve dhe rrjedhshmërinë verbale, u administrua në fillim dhe në fund të studimit dhe pjesëmarrësit u pyetën për dietën e tyre.

Në Brazil, ushqimet ultra të përpunuara përbëjnë 25% deri në 30% të marrjes totale të kalorive, 58% në SHBA, 56.8% në Britani të Madhe dhe 48% e kalorive të konsumuara nga kanadezët vijnë nga ushqimet ultra të përpunuara, sipas CNN. /KP

Exit mobile version