Telegrafi

“Rënia drejt Ferrit”: Gjashtë elefantë ngordhin duke provuar të shpëtojnë njëri-tjetrin në një ujëvarë në Tajlandë

Gjashtë elefantë kanë rënë për të mos mundur të dalin më nga një ujëvarë në Tajlandë, derisa po tentonin të shpëtonin njëri-tjetrin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë thënë se incidenti ndodhi kur një elefant i vogël rrëshqiti dhe ra në ujëvarë, në Parkun Kombëtar Khao Yai të Tajlandës qendrore.

Dy elefantë të tjerë u gjetën gjithashtu duke luftuar për jetën në një skaj shkëmbor afër, dhe janë transferuar nga autoritetet.

Ujëvara, e njohur si Haew Narok (Rënia drejt Ferrit), ka një histori të incidenteve të ngjashme.

Një tufë prej tetë elefantësh ngordhën pasi ranë në vitin 1992, në një rast që solli vëmendjen kombëtare. /Telegrafi/