Këtë tetor, René Clinic i ka dedikuar përpjekjet e saj nderimit të forcës dhe qëndresës së grave që kanë fituar një nga betejat më të vështira të jetës – luftën kundër kancerit të gjirit.
Si pjesë e iniciativës për “Muajin Rozë”, klinika synon të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin për këto gra të jashtëzakonshme që frymëzojnë të tjerët me guximin dhe vendosmërinë e tyre.
Gjatë këtij muaji, René Clinic ofron trajtime falas për të mbijetuarat e kancerit të gjirit, duke iu dhënë mundësinë të përjetojnë çaste relaksi dhe kujdesi. Trajtimet përfshijnë terapi IV dhe një pastrim fytyre, si një gjest për t’u ofruar atyre një moment qetësie dhe përkrahjeje gjatë rrugëtimit të tyre.
Themeluesja e René Clinic, Jeta Rukiqi, theksoi rëndësinë e kësaj iniciative. Ajo deklaroi:
“E dimë që lufta juaj ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por ju keni treguar se jeni më të forta se çdo sfidë që ju ka dalë përpara. Ju jeni shembull për të gjithë ne dhe e meritoni gjithë dashurinë dhe përkujdesjen.”
Përmes këtyre trajtimeve, René Clinic shpreson t’u sjellë ngushëllim dhe mirënjohje këtyre grave të forta, duke iu kujtuar se forca dhe guximi i tyre nuk janë vetëm të admirueshëm, por edhe të çmuar.