Franca regjistroi sot mbi 47 mijë raste ditore me COVID-19 – numri më i lartë që nga pranvera, sipas ministrit francez të Shëndetësisë Olivier Veran.
Të dhënat tregojnë se është hera e parë që prej muajit prill, ku rastet në vend kaluan 43 mijë infeksione në 24 orë.
Të paktën 43,698 infeksione u regjistruan më 20 prill të këtij viti. “Situata po përkeqësohet”, tha Veran, raporton cnn.
Vala e pestë e pandemisë ka goditur rëndë Francën pavarësisht se vendi ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Evropë. Të paktën 75.4 për qind e popullsisë totale janë plotësisht të inokuluara kundër virusit, sipas të dhënave të qeverisë.
Franca nuk i është drejtuar politikave kufizuese si bllokimi ose shtetrrethimi për të luftuar valën e re, por ka forcuar rregullat aktuale tashmë të vendosura, duke përfshirë ‘certifikatën e vaksinimit’ dhe vendosja e obligueshme e maskave. /Telegrafi/