Site icon Telegrafi

Rëndohet aktakuza ndaj autorit të sulmit terrorist në Zelandë të Re, 28-vjeçari akuzohet për 50 vrasje dhe 39 tentim vrasje në xhami

Australiani Brenton Tarrant, i cili po akuzohet për vrasjen e 50 personave që po kryenin ritet fetare në dy xhami në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Mbi të rëndojnë 50 aktakuza për vrasje dhe tentim vrasjen e 39 personave.

“Pikat tjera të aktakuzës janë duke u shqyrtuar”, kanë njoftuar policia e Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se 28-vjeçari Tarrant gjatë 15 marsit ishte futur në xhaminë Al Noor rreth orës 13:30, dhe kishte filluar të shtie mbi besimtarët mysliman. Ai kishte shkrepur mbi 100 plumba brenda xhamisë.

Në kohën kur kreu sulmin kishte marrë me vete gjashtë lloje të pushkëve automatike. E disa minuta më herët kishte vozitur veturën deri te xhamia tjetër në Linëood, ku kishte vazhduar masakrën ndaj civilëve.

Por, vetëm 36 minuta pas sulmit është arrestuar nga policia, kurse brenda veturës i janë gjetur edhe mjete të ndryshme shpërthyese. Sulmi i 15 marsit konsiderohet si më i madhi që është kryer ndonjëherë nga një person në Zelandën e Re. /Telegrafi/

Exit mobile version