Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros 28-të dhe renditja tabelore është kompletuar tashmë.
Me barazimin e Lirisë dhe fitoren e Ferizajt, gjërat tashmë janë qartësuar dukshëm sa i përket ekipeve që do të përshëndeten nga Superliga.
Pas KEK-ut, këtë rrugë bindshëm po e ndjek edhe Liria që ka gjashtë pikë larg zonës së barazhit.
Në anën tjetër Ferizaj ka bërë një hap të madh që t’i shmanget edhe barazhit.
Sa i përket titullit, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi do të luftojnë deri në fund.
Feronikeli dhe Prishtina janë me pikë të barabarta, ndërsa Llapi ka dy pikë më pak. /Telegrafi/