Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar ndeshjet e forta.
Në derbin e kësaj jave Feronikeli dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1, në një ndeshje shumë të fortë.
Ky barazim e mban lider Ballkanin me 26 pikë, katër më shumë se Drita që fitoi si mysafir i Trepçës ‘89.
Gjilani mbetet i treti pas fitores ndaj Llapit me 20 pikë, ndërsa Drenica e katërta me 15 pikë.
Prishtina është e pesta me 14 pikë as sa ka edhe 89-shi.
Renditjen e mbyllin Feronikeli, Arbëria, Besa dhe Llapi. /Telegrafi/