Është mbyllur java e 21-të në BKT Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar ndeshjet e interesante dhe golat.
Në pesë ndeshje u shënuan 15 gola, duke treguar një saktësi të respektuar nga sulmuesit.
Ballkani ka fituar ndaj Ulpianës me rezultat 3-0, ndërsa Gjilani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1.
Drita ka fituar si mysafir i Malishëves me rezultat 2-1, ndërsa Llapi ka mposhtur Feronikelin 4-2.
Ndeshja e vetme pa gola ishte ajo mes Drenicës dhe Prishtinës.
Pas mbylljes së javës së 21-të, në krye të renditjes mbeten Ballkani dhe Gjilani me nga 42 pikë, me skuadrën suharekase që ka gol-dallim më të mirë.
Pas tyre vjen Drita me 41 pikë, ndërsa Llapi si i katërti ka 36 pikë.
Drenica është e pesta me 28 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 25 pikë.
Renditjen e mbyllin Malisheva (25 pikë), Ulpiana (19), Dukagjini (18) dhe Feronikeli (11)./Telegrafi/