Telegrafi

Renditja e televizioneve në mjetet kabllore: Përparësi kanalet vendore dhe prodhimi (Video)

Renditja e kanaleve televizive në rrjetet kabllore do të bëhet me vendim të posaçëm të Komisionit të Pavarur për Medie.

Ky vendim do të nxirret, pavarësisht se më 21 qershor është miratuar Rregullorja për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio-vizuale.

Se kur ky vendim do të jetë gati, nuk ka ndonjë afat. Kjo për faktin se aktualisht është duke u punuar në hartimin e një raporti mbi gjendjen e të gjitha televizioneve të licencuara.

Por, jo të gjitha kanalet do të renditen nga KPM-ja. Përparësi do të kenë kanalet vendore, e në përzgjedhje do të përfshihen të gjitha kanalet që kanë licencë në vend.

Në KPM garantojnë për transparencë. /Tribuna Channel/