Telegrafi

Renditja e Superligës pas javës së 15-të, interesant për titull dhe mbijetesë

Është mbyllur edhe java e 15-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan ndeshjet interesante dhe rezultatet befasuese.

Prishtina e ‘shkeli’ Llapin, duke e mposhtur në shtëpinë e kësaj të fundit  me rezultat 4-1.

Ballkani dhe Gjilani nuk kanë arritur të fitojnë, duke barazuar me Trepçnë ’89 dhe Drenicën.

Barazim pa gola u mbyll edhe ndeshje derbi mes Feronikelit dhe Dritës.

Flamurtari ka marr fitore të madhe si mysafir i Dukagjinit, ndërsa edhe Vushtrria ka fituar ndaj Ferizajt. /Telegrafi/