Është mbyllur edhe java e 15-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan ndeshjet interesante dhe rezultatet befasuese.
Prishtina e ‘shkeli’ Llapin, duke e mposhtur në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultat 4-1.
Ballkani dhe Gjilani nuk kanë arritur të fitojnë, duke barazuar me Trepçnë ’89 dhe Drenicën.
Barazim pa gola u mbyll edhe ndeshje derbi mes Feronikelit dhe Dritës.
Flamurtari ka marr fitore të madhe si mysafir i Dukagjinit, ndërsa edhe Vushtrria ka fituar ndaj Ferizajt. /Telegrafi/