Klubet kosovare kanë mësuar renditjen më të re në Evropë.
Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zbardhur listën e ekipeve më të mira për vitin 2018.
Real Madridi ka ruajtur pozitën e parë gjersa e pasojnë Bayern Munich dhe Barcelona.
Nga Superliga e Kosovës në futboll më së miri është renditur skuadra kampione e Dritës, e cila në saje të koeficientit 1500, zë vendin e 372.
Prishtina, e cila është fituese e Kupës së Kosovës, Prishtina që renditet e 402-ta me koeficient 1250.
Edhe ish-kampioni Trepça ’89 ka gjetur veten në këtë listë duke u renditur në vendin e 447 me koeficient 0.500.
Në top dhjetë klubet më të mira të kontinentit evropian janë edhe Juventus, PSG, Manchester City dhe Arsenal. /Telegrafi/