Federata Botërore e Basketbollit ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve.
FIBA ka zbardhur renditjen e re pas përfundimit të rrethit të dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Megjithëse në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje, djelmoshat tanë janë vlerësuar pozitivisht.
Përfaqësuesja jonë është ngjitur për katër pozita dhe tani renditet në vendin e 82 të botës me 44.6 pikë
Ndryshe nga Kosova, Shqipëria ka humbur dhjetë pozita dhe tani zë vendin e 91-të me 38.3 pikë.
Theksojmë se në tre vendet e para gjenden basketbollistët e SHBA-së, Spanjës dhe Francës.
Kujtojmë se dy takimet e radhës së përfaqësueses sonë janë kundër Hungarisë dhe Polonisë. /Telegrafi/