Java e VI-të e IPKO Superligës është mbyllur sot me tri ndeshje, ku nuk munguan rezultatet befasuese.
Fitorja e Feronikelit ndaj Dukagjinit e kanë kthyer kampionin aktual për herë të parë këtë sezon në vendin e parë.
Gjilani është i dyti, ndërsa Drita është e treta, bashkë me Llapin dhe Ballkanin që kanë nga 11 pikë.
Drenica është e gjashta me tetë pikë, ndërsa Prishtina ka një më pak, por edhe një ndeshje më pak për ta zhvilluar.
Edhe Flamurtari ka marr shtatë pikë deri tani dhe është në vendin e tetë.
Renditjen e mbyllin Trepça ’89, Ferizaj, Vushtrria dhe Dukagjini. /Telegrafi/