Site icon Telegrafi

Renditja e Ipko Superligës – Ballkani lider, Gjilani dhe Drita pas tyre

Pas javës së nëntë, Ballkani është lider i vetëm në Superligë me 20 pikë.

Fitorja e Ballkanit ndaj Prishtinës e ka konfirmuar klubin nga Theranda si një prej më të fortëve këtë edicion në elitë me 20 pikë.

Drita ishte shumë afër që ta rimerr kreun, por barazimi në minuat e fundit i ka dërguar në pozitën e tretë.

Gjilani me fitore ka dal në pozitën e dytë me 18 pikë.

Llapi (17), Feronikeli (15) dhe Prishtina (13) që ka një lojë më pak e mbyllin pjesën e epërme të renditjes.

Në anën tjetër Trepça ‘89 dhe Drenica janë në pozitat që shpejtojnë nga rënia nga elita, ndërsa Ferizaj, Flamurtari, Vushtrria dhe Dukagjini e mbyllin renditjen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version