Site icon Telegrafi

Renditja e golashënuesve në elitën e futbollit kosovar, prin bindshëm Oto John

Ka përfunduar java e 31-të në elitën e futbollit kosovar me kampionin e ri, Trepçën ’89 që ka shkatërruar 8-1 Llapin.

Sulmuesi i jashtëzakonshëm i 89-shit, Oto John realizoi tre gola duke dëshmuar formën e mirë të tij që po kalon këtë edicion.

Me tre golat ndaj Llapit, John ka arritur në koutën e 26 golave në elitën e futbollit tonë.

Në pozitën e dytë mbetet përsëri një futbollist i 89-shit i cili është Florent Hasani me 16 gola.

Granit Arifaj i Drenicës zë pozitën e tretë me 14 gola, ndërsa Betim Haxhimusa në të katërtën me 13 gola.

Top pesëshen e mbyll afrikani tjetër i cili vije nga Prishtina Basit Khalid që ka shënuar 12 gola. /Telegrafi/

Lista e top-shënuesve në Superligën e Kosovës:

1. Oto John 26 gola
2. Florent Hasani 16
3. Granit Arifaj 14
4. Betim Haxhimusa 13
5. Basit Khalid 12
6. Qemajl Elshani 11
7. Fiton Hajdari 10
8. Xhevdet Shabani 8
9. Florim Berbatovci 8
10. Hasan Hyseni 8

Exit mobile version