Viti që e lamë pas ka sjell shumë befasi në boks, por që më të mirët janë shpërblyer.
Në fillim të vitit 2019, Deontay Wilder dhe Tyson Fury e zhvilluan përballjen që zgjati 12 raunde, por që nuk kishim fitues.
Të dy boksierët u pajtuan më vonë që të kenë një rimeç e që është vendosur të zhvillohet më 22 shkurt të vitit 2020.
Të dy boksierët nga ajo kohë nuk kanë pësuar humbje dhe po kërkojnë që të jenë më në formë për rimeçin që do ta zhvillojnë në këtë vit.
Nga ana tjetër, më 1 qershor të vitit që lamë pas, Anthony Joshua humbi titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO nga Andy Ruiz që shihej se nuk kishte asnjë shans ndaj britanikut.
Meksikano-amerikani e rrëzoi fillimisht AJ në raundin e tretë, për të pësuar më pas nga një rrëzim i tillë që ia shkaktoi britaniku.
Por, e gjitha përfundoi në raundin e shtatë, atëherë edhe kur Ruiz e nokautoi Joshuan për t’i marrë titujt e kampionit të botës.
Mirëpo, dyshja më pas u pajtuan që ta zhvillojnë një rimeç më 7 dhjetor të vitit që lamë pas, derisa britaniku i riktheu të gjithë titujt në brezin e tij, falë fitores me pikë ndaj meksikanit.
E kur jemi te më të mirët e të gjitha kategorive pa marrë parasysh ku garojnë ata, ka disa befasi në rang listë:
1= Canelo Alvarez
Kategoria: Peshat e mesme
Rekordi: 53 fitore, 1 barazim dhe një humbje – nga 53 fitore, 35 i nga me nokaut
Titujt: Kampion në WBA Super Middleweight
2= Vasiliy Lomachenko
Kategoria: Peshat e lehta
Rekordi: 14(fitore) 1(humbje), 10 Kos (nokaut)
Titujt: WBA, WBO Lightweight
3= Errol Spence Jr
Kategoria: Peshat e mesme e lehtë
Rekordi: 25-0, 21 KOs
Titujt: WBC, IBF Welterweight
4= Terence Crawford
Kategoria: Peshat e mesme e lehtë
Rekordi: 36-0, 27 KOs
Titujt: WBO Welterweight
5= Naoya Inoue
Kategoria: Kategoria shumë e lehtë
Rekordi: 19-0, 16 KOs
Titujt: WBA, IBF Bantamweight
6= Oleksandr Usyk
Kategoria: Peshat e rënda
Rekordi: 17-0, 13 KOs
Titujt: Nuk ka
7= Manny Pacquiao
Kategoria: Peshat e mesme e lehtë
Rekordi: 62-7-2, 39 KOs
Titujt: WBA Super Welterweight
8= Juan Francisco Estrada
Kategoria: Peshat super të lehta
Rekordi: 40-3, 27 KOs
Titujt: WBC Super Flyweight
9= Gennady Golovkin
Kategoria: Peshat e mesme
Rekordi: 40-1-1, 35 KOs
Titujt: IBO, IBF Middleweight
10= Deontay Wilder
Kategoria: Peshat e rënda
Rekordi: 42-0-1 (41 KOs)
Titujt: WBC Heavyweight. /Telegrafi/