Sugar Ray Robinson është emëruar si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në një listë të përbërë me 50 emra.
Magazina e boksit’ The Pugilist’ ka përpiluar një listë me 50 boksierë, duke i renditur ata në bazë të arriturave gjatë karrierës së tyre.
Ray Robinson është në vendin e parë, ndërsa pas tij vije legjenda tjetër Muhammad Ali.
Manny Pacquiao është në vendin e 11-të dhe i vetmi boksierë aktiv që renditet më së larti, me Floyd Mayweather që gjendet i 39-ti.
Emra si Anthony Joshua, Mike Tyson e Deontay Wilder nuk janë fare në listë, mirëpo në të ardhmen kjo gjë mund të ndryshojë.
Nëse AJ ose The Gypsy King arrin të shpallen kampion i unifikuar në peshat e rënda në boks, atëherë mund të futen së paku në top dhjetëshe. /Telegrafi/
You can debate these kind of lists ad nauseum, but every one of your 50 were great fighters. And so are some who were left off. And you can endlessly discuss proper order. I choose not to #boxing https://t.co/6DfX1C4CVl
— Lou DiBella🥊 (@loudibella) July 7, 2020