Të pasurit barnatore afër shtëpisë apo banesës tuaj, faktikisht sjell shumë përfitime të ndryshme – e në veçanti në aspektin shëndetësor.
Ekspertët i kanë përmbledhur disa përfitime që i gëzoni në rast se e keni barnatoren në lagjen tuaj, e të cilat jua sjellim më poshtë:
Shërbim dhe këshilla individuale për shkak se farmacisti e ka parasysh gjendjen tuaj shëndetësore
Ky është përfitimi më i veçanti dhe më i rëndësishmi.
Hulumtimet tregojnë se banorët të cilët kanë barnatore në lagjen e tyre, raportojnë për mirëqenie më të mirë si rezultat i shërbimeve dhe këshillave që i kanë me farmacistët, e të cilët janë të familjarizuar me problemet shëndetësore të banorëve.
Thënë më thjesht, nëse e keni barnatoren në lagjen tuaj dhe i blini barnat aty rregullisht, farmacisti është më i prirë që ta dijë gjendjen shëndetësore dhe t’ju ofrojë shërbime më të mira, më të lira dhe këshilla të ndryshme adekuate.
Vetëm dy hapa larg për raste emergjente
Në rastet emergjente është e rëndësishme që sa më parë të merrni kujdesin e duhur shëndetësor, e që në disa raste nënkupton edhe t’i përdorni barnat e caktuara nga doktori.
Në raste të tilla, barnatorja e lagjes është një shpëtim i vërtetë!
Kursen kohë
Në këtë periudhë dinamike të jetës që po jetojmë, shumica e njerëzve kanë problem me mungesën e kohës.
Dhe normalisht se gjithsecili e vlerëson kursimin e kohës që bëhet duke mos udhëtuar 30 minuta për në barnatoren më të afërt.
Barnatorja e lagjes, siç është në Linda Premium Residence që po ndërtohet nga Al Trade Center, është shpëtim i vërtetë për ju dhe familjen tuaj në të gjitha aspektet!