Telegrafi

Rëndësia e pushimit për shëndetin

Qe një kohë të gjatë, shkencëtarët paralajmërojnë që t’i kushtohet kujdes gjumit, mungesa e të cilit shkakton një serë problemesh shëndetësore.

Tash është zbuluar se këtë situatë (mungesën e gjumit) mund ta shpëtojë pushimi kualitativ.

Eksperti amerikan i gjumit, dr. Matthew Edlund, në librin e tij thotë se njerëzit të cilët nuk mund të flenë, duhet të shfrytëzojnë efektet pozitive të pushimit.

Sipas dr. Edlund, pushimi ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut, duke qenë se pushimi ripërtërin trupin, por edhe mundëson gjumë kualitativ që është faktor thelbësor për shëndet të mirë. /Telegrafi/